Këshilli Bashkiak Mat zhvilloi mbledhjen e parë për këtë vit kalendarik. Këshilli u mblodh me kërkesë të bashkisë ku diskutoi dhe miratoi një sërë pikash në rendin e ditës.

  Këshilltarët e nisën mbledhjen me projekt-vendimin për emërtimin e një segmenti rrugor nga ish Agjensia e Vjetër deri tek rruga “Dilaver Kurti” me emrin e “Dëshmorit të Atdheut”, Baftjar Stafasani. Pasi dëgjuan relacionin e komisionit përkatës, këshilltarët miratuan unanimisht këtë projekt-vendim. Pikën e dytë në rendin e ditës, projekt-vendimin për systemin e pikëzimit për programin për përmirësimin e kushteve të banesave sociale deri në një ndërtim të ri, këshilli e shtyu për plotësim të mëtejshëm të dokumentacionit.

Këshilltarët miratuan me të gjitha votat e natërëve të pranishëm pikën e tretë në rendin e ditës mbi listën përfundimtare të pronave të paluajtshme publike/shtetërore të ish komunës Ulëz që transferohen në pronësi apo përdorim të Bashkisë Mat me numër pasurie 1/104 zona kadastrale 3675 dhe pikën e pestë po të njëjtën çështje atë të trabnsferimit të pronave shtetërore të ish komunës Komsi me numër pasurie 638/5 zona kadastrale 1325 në pronësi të Bashkisë Mat.