lindjeve
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e tremujorit të parë të këtij viti sa i përket lindjeve dhe vdekjeve në vendin tonë. Referuar të dhënave të INSTAT, në qarkun Dibër ka patur 2.1% lindje më pak në tre mujorin e parë të këtij viti sesa 3-mujori i parë i vitit të kaluar. Në tremujorin e parë të vitit 2024 në të gjithë Qarkun Dibër janë regjistruar 234 lindje nga 239 që janë regjistruar në 3 mujorin e parë të 2023.
Sa i përket vdekjeve. Në tre mujorin e parë të vitit 2024 janë regjistruar më pak se në 3-mujorin e parë të vitit 2023. Të dhënat tregojnë se gjatë tre muajve të parë të vitit të kaluar në Qarkun Dibër janë regjistruar 237 vdekje, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti 225 vdekje, me një ndryshim prej 5.1% më pak.
Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, shtesa natyrore ka qenë vetëm 2, pra ka patur dy lindje më shumë se vdekje. Ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti shtesa natyrore në të gjithë qarkun Dibër është me 9 persona. Pra kanë lindur 9 persona më shumë sesa kanë vdekur.
Në tremujorin e parë 2024, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 475 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 217 vdekje më shumë se sa lindje.