Bashkia mat vendos dy kontenierë tek burimi në vabli
Duke marrë shkas nga situata problematike e ndotjes së mjedisit e krijuar prej disa muajsh në vendin e quajtur “Vabli”, në rrugën nacionale Burrel – Skuraj në Shkopet, Bashkia e Matit ka rivendosur dy kontenierë pranë burimit. Ai që ishte vendosur më parë nga bashkia ishte shembur nga persona të papërgjegjshëm