Ndotja mjedisore, një problematikë e harruar ndër vite
Plani kombëtar i qeverisë, i nisur 5 vite më parë, që parashikonte pastrimin rrënjësor të Shqipërisë nga mbeturinat e hedhura pa kriter, duket se është harruar. Nisma parashikonte që në të gjithë territorin, kryesisht rrugët nacionale duhet të mbaheshin të pastra edhe për faktin se duhej të ishin një imazh pozitiv për të gjithë turistët që zgjedhin të vizitojnë vendin tonë. Në një vëzhgim të bërë më kameran tonë, vihen re dy tablo të aksit nacional Burrel - Skuraj. Në zonën e Matit rruga është shumë më e pastër ku rastet e ndotjes kanë qenë sporadike, por që vazhdojnë të pastrohen rregullisht nga pushteti vendor, ndërsa në territorin e Bashkisë Kurbin ndodh e kundërta. Në afërsi të Skurajve kjo është panorama që i ofrohet çdo përdoruesi të rrugës nacionale. Pirgje të mëdha mbetjesh inerte, por edhe orendi shtëpijake i gjen buzë rrugës e në rastin më të keq të hedhura në ujërat e lumit Mat. Nisma e qeverisë për pastrimin e territorit nisi në Shkurt të vitit 2014, por u ndërpre pak vite më vonë për të rinisur në Nëntor të vitit 2021. Edhe pas rinisjes së aksionit 5 vite më parë një periudhë kohore u punua në këtë drejtim, por siduket pushteti vendor i Kurbinit e ka harruar, duke bërë që të rikthehen pamje të tilla në rrugët nacionale.