Si lindi dhe u rrit

Si lindi dhe u rritMat Tv

Një nismë e vështirë, por e bukur. Të konkurosh në tregun mediatik nuk është e lehtë, sepse duhet lënda e parë, specialistët, intelektualët, gazetarët, krijuesit, inxhinierët, operatorët. Në vjeshtën e vitit 1998, kur Burrelit i vinte akoma era barut dhe krismat e armëve dëgjoheshin ngado, vëllezërit Vani vendosën të hynin në historinë mediatike matjane si themeluesit e parë të një stacioni televiziv privat lokal. Më 10 shtator 1998, Tv Mati, me mbishënimin "Prova", hyri në shtëpitë e matjanëve me një programacion modest.

Transmetimi i parë me spiker, në mënyrë të drejtpërdrejtë, u bë më 26 shtator 1998. Nën peshën e emocioneve të mëdha, spikerja Mira Hasula, e bindur se po e ndjekin sytë, veshët, mendjet dhe zemrat e mijëra teleshikuesve, lexoi këtë hapje programi në Tv Mati:

“Të nderuar teleshikues matjanë! Ndjehem tepër e nderuar dhe e emocionuar që më jepet rasti që për herë të parë tju përshëndes të gjithëve nga ekrani i Tv Matit, me pronarë vëllëzërit Vani, që falë përkushlimit të tyre mundën më në fund që edhe Mati ynë, me tradita të hershme patriotike e kufturore, të komunikojë brenda vetes e me të tjerët, nëpërmjet ekranit të tij të vogël, me hapësira të gjera njerëzore, ku do të përfshihet gjithë Mati ynë me mozaikun e tij shpirtëror. Doemos, ju jeni njohur prej gati një muaji me provat tona, që së shpejti do të fillojmë rregullisht, duke u bërë edhe më interesantë me kërkesat e sugjerimet tuaja për ekranin tonë. Edhe njëherë përshëndetje të gjithëve!”

 Pas afro një muaji transmetimesh “Provë”, nisi emetimi i rregullt i programacionit të stacionit televiziv Mat Tv në datën 20 tetor 1998. Frojdi ka thënë: “Kush di ti mendojë qartë gjërat, di dhe t’l konkretizojë mirë ato”. Sakrifica ë vëllezërve Luftim dhe Afrim Vani do të gjente menjëherë mbështetje, pasi terreni, ku po lindte ky televizion, ishte nga ata terrene, që asnjëherë nuk i kanë munguar krijuesit, njerëzit e punës e të përkushtimit për të dhënë gjithçka për përparimin shoqëror. Dhe… ku ka bletë, ka edhe mjaltë.  Drejtori i Mat Tv, Luftim Vani, ruan shumë kujtime e mbresa, të cilat, -thotë ai, -s’ka “roman që t’i përshkruajë”.

“Ishte vera e vitit 1998. E kujt i shkonte ndërmend, në ato vite të errëta, për të hapur një biznes,”e aq më tepër një biznes mediatik, me shumë rrisqe, pasi edhe ato pak biznese, që i kishin mbijetuar 1997-ës, thuajse kishin falimentuar. Natyrshëm lind pyetja: Cili ishte motivi për të marrë këtë nisiativë private, në një fushë të panjohur, jo vetëm këtu në Mat, por edhe në shkallë kombëtare, pasi pak televizione ishin në transmetim në atë kohë? Ajo që na bëri t’i hyjmë kësaj rruge ka qenë dëshira e madhe për të bërë,, diçka të veçantë, që të tjerët as e kishin ëndërruar, të paktën në ato vite. Diçka, që të linte gjurmë në komunitet, në zhvillimin dhe përparimin shoqëror, diçka, që edhe fëmijët tanë të krenoheshin për veprën, që prindërit e tyre kishin investuar dhe themeluar. Mungesa, pothuajse e të gjithë institucioneve kulturore në rreth, pasi edhe Shtëpisë së Kuturës në Burrel i ishte vënë flaka një vit më parë, e bënte të domosdoshme ngritjen e një televizioni, ku qytetarët e Matit të kishin mundësi, sadopak, të informoheshin dhe argëtoheshin. Por, a ishte e lehtë ta thyeje këtë perde të errrët, që kishte vendosur ’97- ta? Duhet të pranojmë, që ka qenë një sfidë, sa e vështirë, aq edhe e rrezikshme. Mungesa e eksperiencës në profesion, informacioni i paktë rreth menaxhimit të një televizioni, si dhe kushtet e disfavorshme ekonomike e sociale, na kanë vënë disa herë në situatë të vështirë për vazhdimin e punës. Megjithëse shteti thuajse nuk funksiononte dhe nuk kishte një ligj, që të ndalonte, apo të lejonte hapjen e një televizioni, iu drejtuam me një shkresë zyrtare, kryetarit të bashkisë së asaj kohe, z. Jarosllav Alla, nga ku morëm mbështetjen e tij për fillimin e kësaj nisme. Pas daljes së parë në transmetim dhe provave, të cilat dolën me sukses, u motivuam për ta kaluar transmetimin në një ambient tjetër më të përshtatshëm, ku të fillonim kalimin në transmetim me programe të rregullta. E vetmja klimë favorizuese ka qenë mbështetja mbarëqytetare. Nuk kam nguruar ta kërkoj këtë mbështetje, kur Mat Tv ka qenë në vështirësi. Më 2 shkurt 1999 iu jam drejtuar publikisht teleshikuesve me këtë thirrje: “Mat Tv është i vetmi televizion që iu përgjigjet kërkesave tuaja, për t i bërë publike ato. Meqenëse është në hapat e para të konsolidimit të tij si kanal televiziv, ju lutemi, shihni mundësinë për ta ndihmuar financiarisht për pajisjen e tij me mjete e aparatura të kohës, në mënyrë që tju shërbejmë sa më me nivel dhe cilësi”.

Në sytë e qytetarëve, që akoma nuk e dinin nga vinte ky sinjal, shihej një dritë gëzimi e shprese. Ky ishte një motiv i fuqishëm, që na shtyu të përshpejtonim punën për të kënaqur këtë etje për informacion. Detyra e parë ishte afrimi i stafit, që do të punonte. Dhe kjo nuk vonoi. Si gjithmonë, intelektualët matjanë nuk nguruan të japin ndihmesën e tyre. U ngrit bërthama e parë e punonjësve, ku i pari ishte z. Shemsi Sulaj, të cilit iu besua detyra e regjisorit; Basir Bushkashit detyra e redaktorit; ing. Arjan Zenelit iu besua detyra e përgjegjësit të transmetimit; Engjëll Mulellarit iu besua kamera; folëse Mira Hasula, që u emërua spikerja e parë e këtij televizioni”.

Kjo konfirmohet edhe nga fletorja protokoll e mbajtur nga regjisori Sulaj mbi stafin e parë të punës në Mat Tv. 10.10.1998 Gazetar: Basir Bushkashi, kamera: Engjëll Mulellari e Afrim Vani, informacioni, folëse: Mira Hasula, grafika e studios: Alfred Stafasani, teknika: Afrim Vani dhe Arjan Zeneli, përgjegjës i punës dhe regjisor: Shemsi Sulaj. Ndërsa Afrimi, bashkëthemelues dhe bashkëpronar i Mat Tv, vazhdon kështu kujtimet e të vëllait, për historikun e lindjes së Mat Tv: “Përveç dëshirës sonë të përbashkët kanë qenë edhe njohjet e mia teknike në fushën e transmetimit, Që nga viti 1987 kam punuar në radiondërlidhje, ku gjatë periudhës së shërbimit ushtarak, 1986-1988, jam kualifikuar në këtë profesion. Pas mbarimit të shërbimit të detyrueshëm, kam punuar në komisariatin e policisë deri në vitin 1993. Nga 1993 deri në 1996 në regjimentin e artilerisë kundërajrore në Burrel. Duke pasur këto njohje teknike, që do të më shërbenin për të ngritur ose më mirë për të filluar transmetimin, bashkë me vëllain, Luftimin, shkuam në Maqedoni dhe blemë transmetuesin, kuptohet i përdorur, pasi mundësitë financiare nuk e bënin të mundur blerjen e një transmetuesi të ri. Ka qenë ky transmetues, tre televizorë dhe dy video VHS e gjithë teknika, që përfaqësonte ky televizion, në ditën e parë të lëshimit të sinjalit,” Edhe nga fletorja protokoll, e mbajtur me përpikmëri nga përgjegjësi i parë i punës në Tv, regjisori Shemsi Sulaj, dëshmohet një prezencë e tillë materiale e “studios” së parë të Mat Tv: Studio e parë e punës në Mat Tv: 5-6 karrige, një tavolinë, një pako letër shkrimi. “Për rreth një muaj transmetuam në shtëpinë time, në Lagjen e Re, – Vazhdon rrëfimin e tij Afrimi, Nga këtu u përhap sinjali i parë televiziv i Mat Tv.

Vështirësitë më të mëdha na u krijuan në gjetjen e disa pajisjeve televizive të regjisë, të cilat ishte e pamundur të gjendeshin në tregun shqiptar. Ka qenë një peripeci e vërtetë sigurimi i këtyre materialeve, pasi është dashur të udhëtojmë disa herë, natën e ditën, në drejtim të Tiranës e Durrësit, Sigurimi i këtyre pajisjeve bëhej emergjent, pasi ishim në transmetim provë dhe qytetarët prisnin me padurim daljen në transmetim direkt, Momenti më emocionant, që kujtoj, ishte dalja direkt e spikeres Mira Hasula, për të lexuar përshëndetjen që Mat Tv do t’iu drejtonte qytetarëve matjanë me rastin e fillimit të transmetimeve televizive.

Të gjithë prisnim me ankth momentin e parë dhe historik të daljes në transmetim, ndonëse për ‘të ishin bërë përgatitjet e duhura si dhe provat paraprake. Një perde blu ishte dekori i parë, që spikerja kishte në sfond, ndërsa ndriçimi realizohej nga tre prozhektorë të zakonshëm 500 Ë. Arkivi i parë i këtij televizioni ishin disa kaseta me këngë e filma, të cilët nuk i kalonin 20 copë, Por, sado ta përsosësh teknikën, po nuk prodhove, ato janë një gjë e vdekur. Kështu,lindi domosdoshmëria e bërjes së emisioneve. Qëllimi i ngritjes së televizionit nuk ishte ritransmetimi i programeve të televizioneve të tjera kombëtare apo të huaja, por thithja e mendimit qytetar matjan, bërja publike e halleve, e shqetësimeve të qyretarëve, Prandaj, që në fillim, dolëm në transmetim me reportazhet e para, Pastaj nisëm rubrikën “Kronika nga rrethi”, e cila shumë shpejt u transformua në edicion të rreguilt lajmesh.

Që nga prilli i vitit 1999 e deri më sot, Mat Tv ka transmetuar me dhjetëra-mijëra kronika. Janë mbi 20,000 kaseta VHS me materiale televizive nëpër raftet e arkivit të televizionit tonë, që dëshmojnë punën titanike, që ka bërë stafi i Mat Tv-së, që nga fillimi e deri tani. Gazetarët e Mat Tv kanë shkelur në të gjithë territorin e Matit e më gjerë”. E gjithë kjo punë realizohej me përpikmëri, ku çdo punonjës kryente rolin e tij të përcaktuar, si ingranazhet e një ore, përmes një rregulloreje të brendshme, të hartuar nga regjisori Shemsi Sulaj.

“Një vend dhe vëmendje të veçantë i kemi kushtuar, -thotë zv, drejtori Vani, -emisioneve me tema historiko-kulturore, ku janë realizuar emisione për figurat dhe ngjarjet me vlerë historike dhe kulturore. Studio e Mat Tv-së është shndërruar në një arenë të debatit të hapur, ku janë trajtuar tema të ndryshme sociale e politike. Në studiot e televizionit tonë kanë qenë të ftuar personalitetet më të larta të politikës e sferave të jetës shqiptare. Mat Tv, duke qenë një televizion i pavarur, nuk është bërë asnjëherë palë mbështetëse e ndonjë partie të caktuar, por ka përcjellë tek shikuesit mendimin qytetar. Me dhjetëra është numri i punonjësve, të cilët kanë lënë një pjesë të jetës së tyre në Mat Tv, që nga punonjësi me përvojë më të gjatë në Mat Tv, gazetari Hasan Pasha, e deri tek ato që kontribuan përkohësisht, si mësuesja-poete Valentina Kurti apo gjimnazistja Besiana Kurti, drejtuese e një cikli emisionesh për fëmijë të titulluar “Në ëndrrat e fëmijëve”. Kontributi i të gjithëve është i paçmuar, pasi me mundin dhe djersën e tyre, duke mos u kursyer në asnjë çast, rritën në vite emrin dhe prestigjin e Mat Tv. Sakrificat e këtyre punonjësve kanë qenë të mëdha, pasi dhe kushtet, në të cilat është punuar, sidomos në vitet e para, kanë qenë të vështira dhe terreni mediatik ishte i paformuar. Por jam i bindur se të gjithë këta punonjës e kanë periudhë të krenarisë së tyre këtë kohë kontributesh në Mat Tv, të vlerë në përparimin shoqëror.”