Bulqizë / Në Gjoricë mollët kanë mbetur në pemë, fermerët: problem tregu i shitjes dhe fuqia punëtore
Fermerët e frutikulturës në Bulqizë po përballen si çdo vit tjetër me të njëjtat probleme. Problem madhor mbetet fuqia punëtore dhe çmimi i ulët i frutit të mollës në tregun vendas. Fermerët që kanë klultivuar mollë në Gjoricë i kanë lënë frutat në pemë pasi jo vetëm nuk kanë patur fuqi punëtore por përballen me një çmim të ulët që sipas tyre nuk mbulon as koston e shërbimit. Fermerët Sazan Mera dhe Shefki Doçi thonë se çdo vit përballen me të njëjtën problematikë në fazën e vjeljes së prodhimeve ku mungon fuqia punëtore dhe çmimi është shumë i ulët në treg. Ata kërkojnë që shteti të bëjë mbështetje të drejtë të bujqësisë dhe të mos ndërtojë kushte përjashtuese për fermerët e vegjël. Nga ana tjetër, fermertët e Bulqizës deklarojnë se pranë tyre politikanët e zgjedhur shkojnë vetëm në fushata elektorale dhe pas zgjedhjeve nuk duken më në fshat. Fermerët e kultivimit të mollës në Gjoricë deklarojnë se në këto kushte do të jenë të detyruar që t’i presin pemët pasi nuk po marrin asnjë përfitim ekonomik prej tyre.