Ura e Çerenecit – Maqellarë, në gjendje skandaloze, drejtuesit e mjeteve: si në kohën e komunizmit
Segmenti rrugor që nis nga Ura e Çerenecit dhe vazhdon nëpërmjet Shupenzës e deri në Maqellarë është në gjendje të degraduar. Gropat në këtë rrugë janë të shumta duke bërë që drejtuesit e mjeteve jo vetëm të kenë vështirësi në lëvizje por edhe të pësojnë dëme për shkak të çarjes së gomave. Ata deklarojnë që kjo rrugë është si mos më keq, ndonëse është ende pjesë e rrugës nacionale Skuraj – Peshkopi. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që në këtë rrugë të investohet me hedhjen e një shtrese të plotë asfaltike pasi nuk zgjidhet problemi duke mbushur gropat jashtë çdo standarti të lejuar. Situata ka mbetur e tillë që me hapjen e rrugës së Arbrit pasi vëmendja më e madhe e autoriteteve është zhvendosur atje, duke lënë në mëshirë të fatit segmentin e rrugës së vjetër nacionale nga Ura e Çerenecit deri në Maqellarë.