Dibër, fermerët hedhin prodhimin e patates: nuk gjetëm treg shitje

Dibër, fermerët hedhin prodhimin e patates: nuk gjetëm treg shitje

Fermerët e prodhimit të patates në Dibër edhe këtë vit janë përballur me mungesën e tregut të shitjes. Të gjendur në kushtet kur çmimi në treg është shumë i ulët dhe kërkesa po ashtu, ata e kanë hedhur në përrua prodhimin e mbetur. Fermerët Mevlut Kurtulla dhe Xhevat Rexha, nga fshati Pocest i Dibrës, thonë se situata përsëritet çdo vit dhe se nuk po nxjerrin shpenzimet që kanë patur deri në prodhimin e patates. Fermerët shtojnë se nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti dhe se mungesa e ambjenteve për ruajtjen e prodhimeve në Dibër është problemi më i madh i të gjithë prodhuesve të frutaperimeve në këtë zonë. Me situata të ngjashme përballen edhe fermerët e frutikulturës, kryesisht të mollës, duke qenë se zona e Dibrës është ndër më porodhueset në vendin tonë. Kërkesa e vazhdueshme e fermerëve ka qenë ndërtimi i një tregu frigoriferik në mënyrë që ata ta ruajnë prodhimin dhe ta shesin gradualisht e jo vetëm në sezon.