Rrjeti elektrik në Erebarë të Dibrës që i kohës së elektrifikimit

Rrjeti elektrik në Erebarë të Dibrës që i kohës së elektrifikimit

Një tjetër fshat që po përballet me probleme të energiisë elektrike është fshati Erebarë në Dibër. Rrjeti i amortizuar ka bërë që banorët të përballen jo vetëm me mungesë të energjisë elektrike për shkak të kontaktit që bëjnë telat rrympërcjellës me njëri – tjetrin, por edhe me dëmtime të pajisjeve elektroshtëpijake. Në shumë prej shtyllave të rrjetit elektrik kanë ndërhyrë vetë banorët ku kanë përdorur mjete rrethanore që telat të mos jenë të prekshëm nga fëmijët apo të mos kenë kontakt me çatijat e shtëpive. Jashtë kameras, banorët deklarojnë se nuk është bërë asnjë investim i mirëfilltë që kur është bërë elektrifikimi i fshatit. Ata theksojnë se shumë herë kanë bërë kërkesë pranë autoriteteve por deri tani nuk është bërë asgjë për të ndryshuar situatën. Situata bëhet akoma më shqetësuese gjatë stinëve me reshje shiu dhe dëbore. Banorët theksojnë se sidomos gjatë stinës së dimrit përballen shumë herë me mungesë të energjisë elektrike për shkak të defekteve që vijnë si pasojë e amortizimit të madh të rrjetit të përcjelljes së rrymës.