Si u boshatis fshati Herebel? Edhe mosha e tretë pritet të largohet, shkak shërbimet
Fshati Herebel, i njësisë Administrative Maqellarë në Dibër, dikur kishte më shumë se 250 banorë, por sot kanë mbetur më pak se 40 dhe ato janë moshë e tretë. Abulla Islami është njëri prej banorëve sezonal të këtij fshati, pasi do të qëndrojë deri në fund të vjeshtës. 75-vjeçari tregon se fshatit i ka mbetur vetëm mosha e tretë dhe se e gjithë rinia është larguar në emigracion duke braktisur vendlindjen e tyre. Nga ana tjetër, Abdulla Islami thotë se edhe vetë do të largohet tek fëmijët që i ka në itali. Ai shprehet se këtu gjatë stinës së dimrit është e pamundur që mosha e tretë të jetojë aty vetëm, pa fëmijët. Asfaltimi i rrugës është bërë kohët e fundit, por as kjo nuk pritet të rikthejë banorët e larguar prej vitesh.