Pse nuk mbillet toka në Maqellarë, Banorët: nga largimi i rinisë dhe kostoja e lartë
Maqellara njihej dikur si hambari i Dibrës për shkak të prodhimit të lartë të kulturave të ndryshme bujqësore. Ky fshat, i cili ka me qindra hektar tokë bujqësore, shërbente dikur për prodhimin e shumë produkteve bujqwsore, duke qenë se toka ishte shumë pjellore, dhe rendimenti ishte shumë i lartë. Banorët e mbetur ende aty thonë se shkak për mospunimin e tokës në kohët e sotme është largimi i rinisë masivisht jashtë vendit dhe kryesorja kostoja e lartë e proceseve bujqësore. Ata kërkojnë që shteti të ndërmarrë reforma të thella për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në mënyrë që ndihma të shkojë tek fermeri më i vogël e deri tek ai më i madh. Pjesa më e madhe e tokave janë lënë totalisht djerr për shkak se as bagëti nuk mbarështohet më,si rezultat i largimit masiv të banorëve.