Nis faza e dytë e asfaltimit të rrugës së fshatit Bushkash

Nis faza e dytë e asfaltimit të rrugës së fshatit Bushkash

Bashkia Mat ka nisur fazën e dytë të projektit për asfaltimin e disa rrugëve në të gjithë territorin e saj. Një nga rrugët e planifikuara për investim që ka nisur zbatimi i projektit është segmenti i dytë i rrugës që lidh fshatin Bushkash me rrugën nacionale Skuraj - Burrel. Fillimin e punimeve e ndoqi nga afër kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni, i cili theksoi se kjo fazë e asfaltimit të disa rrugëve do të lehtësojë lëvizjen e banorëve të fshatrave drejt qytetit të Burrelit. Bojni theksoi se projektet zhvilluese do të vijojnë të implementohen në Bashkinë e Matit edhe në vazhdim. Asfaltimi i kësaj rruge është vazhdim i fazës së parë në të cilën u asfaltuan 17 rrugë në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Mat.