Futboll / Burreli nuk gjen dot fitoren në “shtëpi”, takimi me Besëlidhjen përfundon në barazim pa gola

Futboll / Burreli nuk gjen dot fitoren në “shtëpi”, takimi me Besëlidhjen përfundon në barazim pa gola

Janë zhvilluar të dielën e 11 Tetorit disa nga ndeshjet e javës së 5 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Skudra e Burrelit priti në shtëpi ekipin e Besëlidhjes së Lezhës. Ndeshja ishte parashikuar e vështirë për shkak se edhe lezhjanët janë në fundin e tabelës teksa kërkonin marrjen e pikëve në transfretë. Por ndeshja e luajtur të dielën mes matjanëve e lezhianëve nuk arriti të prodhojë fitues por vetëm kontestime e lojë luftarake në fushën e gjelbër. Rastet e aksioneve, që kishte skuadra e drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj, nuk u finalizuan me gol, por as nga ekipi mik. Megjithatë në kampin matjan pati kontestime sa i përket gjykimit, duke rikthyer në vëmendje problematikën e arbitrimit të ndeshjeve në kategorinë e parë. Nga minuta e 80 lezhjanët luajtën me një lojtar më pak për shkak se Ogungbire doli me karton të kuq gjatë një ndërhyrjeje të ashpër. Barazimi Burreli-Beslidhja pa gola i vleu më shumë skuadrës mike e cila ka arritur të marrë një pikë të çmuar në këtë fazë të kampionatit. Ndërsa për Burrelin është një tjetër ndalesë për analizë më të thelluar të ndeshjeve të luajtura në këtë kampionat.