Futboll / Nesër, Burreli vs Besëlidhja

Futboll / Nesër, Burreli vs Besëlidhja

Pas një periudhe të gjatë pushimi për shkak të ndeshjeve që zhvilloi ekipi ynë kombëtar, të dielën e 11 Tetorit ekipet e kategorisë së parë në futboll do të zbresin në fushë për të rinisur garën për sezonin 2026 - 2027. Matjanët do të luajnë në stadiumin “Liri Ballabani” ku do të presin ekipin e Besëlidhjes së Lezhës. Skuadra e drejtuar nga teniku Samuel Nikaj do të provojë forcën me ekipin lezhjan i cili nuk ka patur një ecuri të mirë në javët e para të këtij kampionati. Skuadra e Burrelit synon fitoren në këtë përballje për të rikthyer edhe njëherë vëmendjen në ecurinë e prishtme të këtij ekipi. Seancat stërvitore janë zhvilluar në mënyrë të rregullt çdo ditë në ambjentet e kompleksit të stërvitjeve por edhe të stadiumit. Megjithatë, diferenca në pikë mes dy ekipeve nuk është shumë e madhe, pasi në katër javë kampionat Burreli ka siguruar 5 pikë ndërsa Besëlidhja 4 pikë. Të dielën, në orën 13 e 30 minuta do të luhen Korabi - Pogradeci, Besa - Iliria, Burreli - Besëlidhja dhe Kastrioti - Oriku. Dy ndeshjet e tjera janë luajtur këtë të shtunë Bylis - Kukësi dhe Flamurtari - Sopoti.