Gurë e shkëmbinj në Shkopet

Gurë e shkëmbinj në Shkopet

Reshjet e shiut të cilat kanë nisur prej mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme në rrugët nacionale të Qarkut Dibër. Në aksin Burrel - Skuraj ka rënie të gurëve dhe shkëmbinjëve në segmentin e Shkopetit. Për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrjetave mbrojtëse, rënia e gurëve është e vazhdueshme dhe përbën rrezik për drejtuesit e automjeteve. Në terren ndodhen punëtorët e mirëmbajtjes por këshillohet që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm.