Nisma “Shkollat për shëndetin” ndalet në Burrel
“Karvani i shëndetit” është ndalur këtë të mërkurë në qytetin e Burrelit në kuadër të projektit “Shkollat për shëndetin” që po zbatohet nga Save The Children. Sipas organizatorëve qëllimi i këtij aktiviteti është ndërgjegjësimi i të rinjëve për të ruajtur një shëndet të mirë me aktivitete sportive, ushqime të shëndetshme dhe zhvillimin e lojërave popullore, larg teknologjisë. Në aktivtet morën pjesë nxënës të shkollave nga i gjithë Qarku Dibër ku përcollën mesazhe të ndryshme. Drejtoresha Ekzekutive e Save The Children në Shqipëri, Anila Meço tha se këto aktivitete synojnë të mbajnë të rinjtë të informuar rreth rëndësisë së shëndetit fizik e atij mendor. Të pranishëm në këtë aktivitet, mesazhe për të rinjtë përcollën edhe Kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni e Drejtori i Zyrës Vendore Arsimore Mat, Lefter Salaj. Aktiviteti u zhvillua në formën e informimit por edhe të një gare mes nxënësve pjesmarrës nga shkolla të të gjithë Qarkut Dibër.