Të rinjtë e Peshkopisë në protestë, konfrontohen me policinë, mbi 7 persona të ndaluar
Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, qindra të rinj të qytetit të Peshkopisë protestuan këtë të premte në rrugët e qytetit. Gjimnazistët shfrytëzuan pushimin e gjatë për t’ju bashkuar të rinjëve të tjerë pasi nuk u lejuan të dilnin jashtë ambjenteve të shkollës. Fillimisht ata ju drejtuan objektit të Bashkisë Dibër, por një numër i madh i forcave të policisë nuk i lejuan që të shkonin aty. Më pas të rinjtë u zhvendosën në bulevardin “Elez Isufi”, ku në mënyrë demonstrative dëmtuan disa kosha mbeturinash e stola. Në këtë moment forcat e rendit ndërhynë për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës duke ndaluar disa të rinj. Këtë ta fundit të revoltuar nga reagimi i uniformave blu thyen xhamat e automjetit të policisë dhe një ndërtese aty. Përplasje pati edhe në hyrje të rrugës për tek Bashkia Dibër e më pas në rrugët e qytetit. Të rinjtë që ishin pjesë e protestës kërkuan lirimin e të shoqëruarve. Nga ana tjetër se në Bashkitë Bulqizë e Klos nuk është zhvilluar asnjë protestë nga të rinjë, ndonëse në rrjetet sociale qarkullonin lajmërime për organizim të protestës.