Deputeti Agron Malaj: PD Mat po përdor fëmijët për interesa partiake, organizatorët duhet të japin llogari për nxitjen e dhunës

Deputeti Agron Malaj: PD Mat po përdor fëmijët për interesa partiake, organizatorët duhet të japin llogari për nxitjen e dhunës

Thirrja e PD Mat nuk mori mbështetjen e nxënësve. Vetëm pak fëmijë iu përgjigjën ftesës për të braktisur mësimin dhe për t’iu bashkuar protestës së sotme. Përpjekja për të treguar pushimin e gjatë si bojkot është qesharake. PD Mat mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike për nxitjen e dhunës dhe akteve vandale ndaj pronës publike. Të nxitësh fëmijët drejt veprimeve të tilla është e turpshme dhe e papërgjegjshme. Organizatorët duhet të japin llogari për thirrjet dhe veprimet e tyre! Deputetë të mandatuar për të punuar në parlament, nxisin dhe përdorin fëmijë në protestë. Fëmijë, mos lejoni askënd t’ju përdorë për interesa partiake! Mbroni të ardhmen tuaj dhe pronën që na përket të gjithëve. Prindër, mos lejoni që fëmijët tuaj të paguajnë pasojat e papërgjegjshmërisë politike të të rriturve. Qëndroni pranë tyre dhe mbrojini nga nxitja për dhunë!