Pas 7 vitesh nga tërmeti ju ndërtohet banesa çiftit të moshuarve nga Shkopeti

Pas 7 vitesh nga tërmeti ju ndërtohet banesa çiftit të moshuarve nga Shkopeti

Tërmet i 26 Nëntorit të vitit 2019, dëmtoi edhe banesën e familjes Kola në fshatin Shkopet. Çifti i të moshuarve Gjergj e Dile Kola prej 7 vitesh kanë pritur ndërtimin e një banese të re, pasi ajo që kishin u shpall e pabanueshme nga komisioni i ngritur nga Bashkia Kurbin pas atij tërmeti shkatërrues. Ndërkohë, të moshuarit deklarojnë se kanë kaluar shumë peripeci deri në ndërtimin e banesës së re, pasi ju është dashur të banojnë në ambjentet e shkollës dhe në shtëpinë e tyre gati në rrezik shembje. Dile Kola shprehet se më në fund shtëpia është ndërtuar, por nuk e ka mobiluar ende për të banuar në të. E moshuara thekson se kanë mbetur edhe pak punime pa përfunduar ndërsa deklaron se ka nevojë për më shumë mbështetje në orendi shtëpiake. Veç problemeve me banesën, të moshuarit po përballen edhe me shëndetin pasi herë pas here preken nga probleme shëndetësore që kërkojnë shtrime e trajtime spitalore.