“Festa e të vjelave” në Dibër, fermerët mbushin bulevardin “Elez Isufi”
Ashtu siç është bërë traditë në ditët e para të muajit tetor, Bashkia e Dibrës organizon panairin agro-ushqimor “Festa e të vjelave”. Fermerë nga të gjithë fshatrat e Dibrës por edhe nga Bulqiza, Klosi, Mati e qytete të tjera marrin pjesë në këtë organizim të përvitshëm. Fermerët janë paraqitur me prodhimet e tyre bujqësore e blegtorale duke nxjerrë në pah larmishmërinë e produkteve dhe prodhimeve të zonës. Bujqit pjesëmarrës në këtë panair shprehen se organizime të tilla i ndihmojnë për të promovuar prodhimet e tyre, por ata ankohen për mungesën e mbështetjes nga institucionet shtetërore dhe rregullat përjashtuese për fermerët e vegjël të cilët nuk plotësojnë dot kriteret e vendosura. Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, ndryshe nga fermerët thotë se shteti po tregon vëmendje të veçantë ndaj bujqësisë, duke e ndihmuar këtë sektor në forma të ndryshme. “Festa e të vjelave” pasohet edhe me organizmin dhe zhvillimin e edicionit të radhës të “Odës Dibrane”, e cila zhvillohet si një tur artistik i shtrirë në Dibër të Madhe të Maqedonisë së Veriut dhe në qytetin e Peshkopisë