Elisa Spiropali Përjashtohet nga Struktutat Drejtuese të PS, Çuçi dhe Braçe Abstenojnë
Deputetët e Partisë Socialiste kanë votuar sot pro kërkesës për përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga strukturat drejtuese të partisë.
Gjatë votimit, deputetët Bledi Çuçi dhe Erion Braçe kanë abstenuar. Kujtojmë se Spiropali u përjashtua nga të gjitha forumet drejtuese të PS-së pas Asamblesë së mbajtur në Gjirin e Lalzit.
Vendimi vjen pas kritikave të saj ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste dhe qeverisë, ku deputetja ka kërkuar ndryshim të modelit të drejtimit.
Vetë Spiropali nuk ka qenë prezente në mbledhje.