Vijon të jetë e paqëndrueshme situata me furnizmin me energjinë elektrike

Vijon të jetë e paqëndrueshme situata me furnizmin me energjinë elektrike

Era e fortë dhe reshjet e dendura të shiut që nisën mbrëmjen e së dielës dhe vazhduan gjatë ditës së hënë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qarkut Dibër. Ndërkohë, situata ende nuk është stabilizuar për njësitë administrative Baz e Ulëz në Bashkinë e Matit ku një defekt në një kabinë elektrike ka bërë që mijëra banorë të mbeten sërish pa furnizim me rrymë elektrike. Sipas banorëve, shkak për këtë bëhet HEC-i i Ulzës, i cili bën ndërprerjen e furnizmit me energji në këto lloj situatash. Po ashtu, mësohet se ndërpreja e rrymës për një kohë të gjatë ju shkakton atyre dëme në prishjen e produkteve që i mbanin në kushte frigoriferike. Sakaq, probleme me mungesën e energjisë ka patur edhe në shumë fshatra të Klosit, Bulqizës e Dibrës. Era e fortë ka dëmtuar rrjetin e furnizimit me energji duke lënë në errësirë të plotë mijëra banorë. Grupet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijojnë punën në terren për zgjidhjen e avarive që kanë ardhur si pasojë e motit të keq që ka mbërthyer verilindjen prej ditësh.