Gjendja e degraduar e rrugës nacionale Burrel - Rrëshen dhe nevoja për investim emergjent

Gjendja e degraduar e rrugës nacionale Burrel - Rrëshen dhe nevoja për investim emergjent

nevoja për investim emergjent Reshjet e fundit të shiut që kanë përfshirë verilindjen kanë nxjerrë në pah problematikat me të cilat po përballet aksi nacional Burrel - Rrëshen. Gropat e shkaktuara në këtë rrugë janë mbushur me ujë duke u kthyer në pellgje dhe shqetësim për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Siç duket nga pamjet, gjendja më e degraduar e kësaj rruge është segmenti i fshatit Zenisht, ku mungesa e funksionimit siç duhet të kanaleve kulluese ka bërë që i gjithë uji të mblidhet në rrugë. Për pasojë janë krijouar pellgje të mëdha të cilat vënë në vështirësi qarkullimin e të gjitha llojeve të automjeteve. Po ashtu në vendin e quajtur Sukbull pati përmbytje të urës, pasi uji që vinte nga kanalet kulluese përfundonte mbi urë. Në segmentin e Pujkës kishte rënie të gurëve në rrugë, të cilët bënin që lëvizja të bëhej vetëm në njërin sens. Po ashtu, probleme me praninë e baltës dhe rënien e gurëve kishte edhe në afërsi të urës së Urakës, një nga zonat më problematike përsa i përket dëmtimit që ka pësuar ky aks nacional që prej ndërtimit të tij në vitin 2014. Rruga Burrel - Rrëshen është aktualisht në fazën e projektimit të një projekti për rikontruksionin e plotë, por që do të zgjasë deri në muajin Mars të vitit të ardhshëm, teksa gjendja aktuale tregon se nevoja për për këtë rikonstruksion është shumë emergjente.