Futboll / Burreli nuk ja del ndaj Pogradecit, “liqenorët” fitojnë minimalisht në “Liri Ballabani”
Të dielën e 22 Nëntorit janë luajtur ndeshjet e javës së 11 të kampionatit të kategorisë së pare në futboll. Kjo javë e kishte vënë skuadrën matjane përballë ekipit të Pogradecit, një nga pretendentët e këtij viti për të kaluar në ligën superiore. Ndeshja ishte parashikuar e vështirë, por liqenorëve ju ka mjaftuar një gol për të marrë tri pikë të plota në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit. Ka qenë Godsuill që gjeti rrjetën e portës matjane në minutën e 26. Miqtë e ruajtën rezultatin deri në përfundim të takimit, duke mos ju dhënë asnjë mundësi matjanëve të drejtuar nga tekniku Klevis Dalipi për të barazuar shifrat. Kjo fitore e mbajti Pogradecin në vendin e dytë me 20 pikë, ndërsa Burreli vijon të renditet i parafundit në klasifikimin e përgjithshëm me vetëm 7 pikë në total Ndëshjet e javës së 11 u mbyllën: Sopoti - Korabi 0 me 2, Oriku - Kukësi 1 me 0, Kastrioti - Besa 1 me 2 dhe Besëlidhja - Iliria 2 me 1. Javën e ardhshme Burreli do të luajë në transfertë kundër ekipit të Kastrioti të Krujës.