Dëmtohet dyshemeja e urës së Shulbatrrës, drejtuesit e mjeteve: duhet të ndërhyhet
Shtresa e urës që lidh Njësinë Administrative Gurrë me aksin nacional Burrel–Klos, është dëmtuar prej vitesh, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët dhe drejtuesit e mjeteve. Sipas drejtuesve të automjeteve, dëmtimi i sipërfaqes së urës është evident prej kohësh ndërsa në të janë krijuar gropa të shumta të cilat bëhen shkak për çarjen e gomave të makinave. Ata thonë se kanë kërkuar disa herë të ndërhyhet, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë për riparimin e saj. Banorët kërkojnë që ndërhyrja të bëhet sa më parë sa ende gjendja e urës nuk ka degraduar më keq. Reshjet e shirave të stinës së vjeshtës dhe dimrit I mbushin gropat mbi urë me ujë duke e bërë akoma më të rrezikshme lëvizjen e automjeteve në të.