Rruga e Arbrit mes dy lagjeve të Bulqizës kthehet në "lum"

Rruga e Arbrit mes dy lagjeve të Bulqizës kthehet në "lum"

Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme në rrugën e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës. Bllokimi i kanaleve kulluese anësore dhe sasia e madhe e ujit e akumuluar që nga Qafa e Buallit kanë bërë që e gjithë rruga të mbulohet nga uji duke u bërë e rrezikshme për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Drejtuesit e mjeteve u këshilluan të tregojnë kujdes duke reduktuar shpejtësinë teksa lëvizin në këtë segment rrugor për shkak të pranisë së madhe të ujit. Sa herë ka reshje shiu ky segment i rrugës së Arbrit përmbyet për shkak se kanalet kulluese nuk e përballojnë sasinë e madhe e ujit që akumulohet nga të dyja anët e luginës së Bulqizës. Opo ashtu tjetër problem është edhe mungesa e dranazhimit të ujërave të shiut në të gjithë luginën e Bulqizës nga Qaf Bualli deri në Fushë Bulqizë. Banorët vazhdimisht janë ankuar për përmbytje, ndërsa prania e madhe e ujit gjatë stinëve me shi ka krijuar edhe rrëshqitje të tokës.