“Në këtë fillim të sesionit të ri parlamentar, një nga vendimet kryesore që do të presim të merren është zgjedhja e Avokatit të Popullit. Ky institucion Kushtetues është institucioni kryesor i mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të qytetarëve në Shqipëri. Gara e ashpër ka nisur për të gjetur personin që do të udhëheqë këtë detyrë të rëndësishme. Rrethi i kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit është ngushtuar shumë pasi në garë janë 7 kandidatë nga 15 të cilët filluan këtë sfidë.

Mazhoranca ka ripërsëritur gatishmërinë e saj që të presi propozime me integritet dhe besueshmëri të lartë publike për këtë institucion kushtetues, duke qënë se kjo është një traditë e ndjekur edhe më herët. Përveç kandidatëve që kanë profil politik të mëparshëm, është vërejtur se në garën për Avokatin e Popullit bëjnë pjesë edhe figura të reja. Këta kandidatë janë të njohur për CV-në e tyre të pasur dhe për aftësitë profesionale që shkojnë përshtat me misionin dhe përgjegjësitë e Avokatit të Popullit.

Në listën e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit, një emër që bie në sy është ai i Edison FRANGU. Frangu duket se ka potencialin për të përmbushur me sukses detyrën në këtë institucion të rëndësishëm. Në përshkrimin e tij profesional, shihet që Edison Frangu ka pasur një zhvillim të larmishën të karrierës së tij, duke filluar nga bota akademike në universitetet publike dhe private, përvojën në administratën publike, dhe praktikën si avokat. Por më e rëndësishmja është angazhimi i tij në shoqërinë civile.

Ky fakt tregon se ai nuk është thjesht një avokat, por edhe një qytetar me ndërgjegje të theksuar për të drejtat dhe interesat e bashkëqytetarëve të tij. Përvoja e gjatë e z, Frangu në fushën e të drejtave të njeriut është një avantazh i madh për postin e Avokatit të Popullit, pasi kjo është detyra kryesore e këtij institucioni. Ai ka punuar në organizata të njohura ndërkombëtare me fokus në qeverisjen e mirë, transparencën, luftën kundër korrupsionit dhe llogaridhënien.

Këto janë çështje thelbësore për shoqërinë shqiptare, dhe përvoja e tij në këto sfidë të rëndësishme është një përparësi. Përveç kësaj, bashkëpunimi i tij me organizatat si “Obama Foundation”, OGH, NDI, IRI, PTF, NED,OGP etj, tregon se ai ka potencialin për të krijuar lidhje të rëndësishme ndërkombëtare për të ndihmuar në përmirësimin e situatës në Shqipëri.

Diskutimet e tij me kongresmenë dhe senatorë amerikanë gjatë qëndrimit në SHBA, janë një shenjë e dëshirës për të ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve shqiptare dhe atyre amerikane. Edison Frangu duket se sjell një kombinim të pasur të aftësive profesionale dhe angazhimit shoqëror, të cilat janë thelbësore për të kryer me sukses detyrën e Avokatit të Popullit. Kjo bën që emri i tij të jetë një nga kandidaturat më tërheqëse për institucionin e Avokatit të Popullit.

Në listën e kandidatëve të cilët kanë arritur të sigurojnë nënshkrimet të deputetëve opozitar janë Alket Jaupi me profesion avokat dhe Besim Ndregjonaj. Ndërsa bien në sy edhe emrat e Vitore Tushës ish kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Tartar Bazaj ish anëtarë i KLP-së dhe Ilir Rusmajli anëtarë i KAS.