Përshkallëzohet protesta: Solucion misterioz blu nga autobotët e policisë shkakton irritim
Protestat mes qytetarëve dhe forcave të policisë vijojnë para Ministrisë së Arsimit. Policia ka vënë në dispozicion dy autobotë uji me qëllim shpërndarjen e turmës.
Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, është vërejtur momenti kur nga autoboti i policisë, përveç ujit, është hedhur drejt protestuesve edhe një solucion me ngjyrë blu. Përbërja e këtij solucioni nuk dihet zyrtarisht.
Megjithatë, sipas dëshmive të mbledhura nga protestuesit, pretendohet se ky solucion shkakton djegie dhe irritim në lëkurë.