Protesta e në Tiranë, 16 studentë të shoqëruar. Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS
Një ditë pas protestës në Tiranë, policia ka shoqëruar 16 protestues. Shoqërimet vijnë, pas përplasjes mes efektivëve dhe protestuesve gjatë ditës së djeshme. Protesta duket se ka “dridhur” edhe qeverinë shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka anuluar sot mbledhjen e grupit të zgjeruar të Partisë Socialiste, që ishte planifikuar të mbahej ditën e sotme në Pallatin e Brigadave. Mbledhja ishte parashikuar që të niste në mesditë, ndërsa do të diskutohej mbi praninë besnike dhe platformën “Pasqyra e Shqipërisë”. Vendimi vjen ndërsa Tirana ditën e djeshme ishte për rreth 9 orë nën pushtetin e protestuesve. Revolta u karakterizua nga dhuna, përplasjet me policinë dhe shoqërime të shumta nga ana e bluve. Kryeministri Edi Rama ka anuluar mbledhjen e grupit të zgjeruar të Partisë Socialiste, që ishte planifikuar të mbahej ditën e sotme në Pallatin e Brigadave. Mbledhja ishte parashikuar që të niste në mesditë, ndërsa do të diskutohej mbi praninë besnike dhe platformën “Pasqyra e Shqipërisë”. Vendimi vjen ndërsa Tirana ditën e djeshme ishte për rreth 9 orë nën pushtetin e protestuesve. Revolta u karakterizua nga dhuna, përplasjet me policinë dhe shoqërime të shumta nga ana e bluve. “Kur ngrihet rinia, dridhet qeveria”, “Rroftë rinia e lirë”, “Zoti është me studentët”, “I duam tarifat sa Erion Braçe”, “O shqiptarë, Rama ju pa shtrremt”, “5 vite shkollë pa garanci”, “ Të studiosh apo të mbijetosh”, ishin disa nga pankartat dhe thirrjet e ditës së djeshme. Agjenda që ishte parashikuar për mbledhjen: 12:30 – Hapja e Mbledhjes * Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla. * Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama. Raportime – Raportim mbi ecurinë e PRANISË BESNIKE. Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës – Prezantimi i PASQYRA ALBANIA. Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës Konkluzione * Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama. * Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.