Banorët e zonave rurale vijojnë të ankohen për koston e lartë të proceseve bujqësore në vendin tonë. 70-vjeçari Arif Lala, nga fshati Strikçan në njësinë administrative Zerqan, shprehet se toka buqësore nuk ja vlen të mbillet, pasi sipas tij, çmimet e të gjitha proceseve janë shumë të larta. Lala shton se e ka mbjellë tokën vetëm që mos të mbetet djerrë, pasi siç thotë ai e kishin mbuluar ferrat.
Lala shprehet gjithashtu se bujqësia këtu nuk ka asnjë lloj leverdie. Ndërsa çmimi i misrit në Dibër të Madhe është 2400 të rinj një kunjtal.
70-vjeçari Arif Lala, nga fshati Strikçan thotë se buqësia para viteve 90-të kishte prioritet pasi punohej e gjithë toka. Një tjetër problem thotë Lala me të cilin përballet bujqësia është edhe largimi i rinisë pasi këtu ka mbetur vetëm mosha e tretë.
Në një situatë të ngjashme janë edhe disa familje në zonat rurale, të cilat e kanë të pamundur të punojnë tokat bujqësore për shkak të çmimeve të larta të punimeve, e mbjelljeve.