Ekipit të mjekëve në Spitalin Bashkiak Mat i shtohet edhe mjeku infeksionist

Ekipit të mjekëve në Spitalin Bashkiak Mat i shtohet edhe mjeku infeksionist

Disa nga sëmundjet infektive në vendin tonë kanë ardhur me trend rritës, ndërsa grupmoshat e prekura janë që nga fëmijët e të rriturit. Mjekja infeksioniste pranë Spitalit Bashkiak Mat, Ariana Zerja tha se disa nga sëmundjet infektive janë me trend rritës, ndërsa trajtimi në kohë është shumë i rëndësishëm. Sipas mjekes Zerja qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm në shenjat që kanë dhe të mos i neglizhojnë ato për asnjë arsye. Veç infeksioneve të zakonshme ka dhe infeksione që kërkojnë trajtim të specializuar sidomos për infeksionet seksualisht të transmetueshme. Ndërkohë, pacientët duhet ta nisin vizitën tek mjeku i familjes e më pas është ai që i adreson për tek mjeku specialist. Mjekja infeksioniste Ariana Zerja do të shërbejë pranë spitalit Bashkiak Mat çdo të mërkurë, teksa pacientët nuk e kanë më të nëvojshme të udhëtojnë drejt Dibrës apo Tiranës për mjek të tillë specialist.