Ura e Darsit tek ish-pazari i vjetër, banorët kërkojnë ndërhyrje
Ura që lidh një pjesë të fshatit Dars e fshatit Fshat me qytetin e Klosit në vendin e quajtur “ish-pazari” i vjetër vijon të jetë në gjendje të amortizuar. Shtresa prej dërrase është dëmtuar prej kohësh teksa drejtuesit e mjeteve duhet të jenë shmë të kujdesshëm në mënyrë që të mos ngecin apo çajnë gomat mbi urë. Drejtuesit e mjeteve shprehen se jo vetëm dërrasat e thyera që janë shqetësim por edhe të tjerat pasi lëvizin duke rrezikuar çdo automjet. Ata deklarojnë se e kanë ngritur si shqetësim prej kohësh por nuk është marrë asnjë masë nga autoeritetet vendore. Një tjetër problem i këtyre banorëve është edhe rruga prej 900 metrash e cila është e prishur dhe me gropa. Drejtuesit e mjeteve thanë se kanë kërkuar që të ndërhyhet në rrugë pasi lumi i Matit është shumë afër nga ku mund të merret materiale. Gjithashtu ata kanë ofruar edhe kontribut për ta shtruar një pjesë me beton. Kjo nuk është hera e parë që banorët e këtij fshati kërkojnë ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës rrugore pasi është e vetmja rrugë që i lidh me qytetin e Klosit.