Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar me ish- deputetët e djathtë, strukurat e partisë si dhe aleatët, ku në qendër të diskutimeve ka qenë aksioni opozitar pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar me dyer tëmbyllura, Basha ka bërë me dije se qëndrimi i opozitës është i pandryshueshëm, dhe se 30 qershorii ka motivuar më shumë në vendosmërine për tëlarguar Edi Ramën, ndëshkmini e politikanëve tëlidhur me krimin, krijimin e një qeverie tranzitore, si dhe zgjedhje të lira e të ndershme, parlamentare dhe lokale.
Më tej kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se konstantimet paraparake të ODIHR nxjerrin mes shumë problemeve 2 ccështje kryesore.1. Dekreti i presidentit është në fuqi , dhe se 30 Qershori është nul2. Regjistrimi i Partisë Bindja Demokratike e krijuar nga Rama për të lrijuar iluzionin e garës e bë në shkelje të ligjit.
Basha iu ka bërë me dije ish deputetëve dhe aleatëve se ditën e hënë, në protestën e 10 kombëtare të gjithe duhet të jenë bashke kundër diktaturës, për të mbrojtur familjet dhe fëmijet e tyre.
Në përfundim të takimit me kreun e opozitës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar se kryebashkiakët janë lëgjitim deri në zbatimin e dekretit të dytë të Presidentit Meta.
Kujtojmë se një ditë më parë kryetarët e bashkive të djathta pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Basha deklaruan se nuk do t’i lirojnë zyrat në datë12 gusht.