Mbyllen të gjitha dëgjesat publike të buxhetit me lagjen “Drita”, Burrel

Mbyllen të gjitha dëgjesat publike të buxhetit me lagjen “Drita”, Burrel

Bashkia e Matit ka mbyllur të gjitha dëgjesat publike në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit dhe paketës fiskale për vitin e ardhshëm. Drejtuesit dhe stafi i Bashkisë në takimin përmbyllës u ndalën me banorët e bllokut të banimit 1 dhe 2 të lagjes “Drita” të qytetit të Burrelit. Gjatë fjalës së tij kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni tha se paketa fiskale nuk do të ndryshojë dhe se do të jetë e njëjta me atë të këtij viti. Sa i përket buxhetit, kryebashkiaku Bojni u shpreh se do të jetë më i lartë se i çdo viti paraardhës dhe se investimet do të jenë më të shumta. Pas përfundimit të të gjitha dëgjesave stafi i bashkisë Mat do të përpilojë projekt-buxhetin e vitit 2027 dhe më pas do t’i dërgohet Këshillit Bashkiak për miratim e më pas prefektit të Qarkut Dibër për konfirmim që të hyjë në fuqi.