Bashkia Mat, dëgjesë publike në lagjen “Pjetër Budi”
Dëgjesat publike në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm u zhvendosën në qytetin e Burrelit. Kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni zhvilloi takim me banorët e dy blloqeve të banimit të lagjes “Pjetër Budi”. Në fjalën e tij, Bojni u shpreh se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i lartë se i këtij viti, çka sipas tij do të përkthehen n më shumë investime. Kryebashkiaku Bojni shtoi gjithashtu se për këtë lagje investimet e nisura janë ato të terminalit të autobusëve, shkolla “Ilia Qiqi” etj. Takimet me komunitetin në kuadër të përgatitjes së projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm dhe paketës fiskale do të zhvillohen në çdo njësi administrative të Bashkisë Mat.