Futboll / Trajneri i ri i “Burrelit”, Klevis Dalipi, merr zyrtarisht detyrën, nis përgatitjen për ndeshjen ndaj Korabit

Futboll / Trajneri i ri i “Burrelit”, Klevis Dalipi, merr zyrtarisht detyrën, nis përgatitjen për ndeshjen ndaj Korabit

Klubi i Futbollit “Burreli” nuk ka humbur aspak kohë për gjetjen e trajnerit të ri pas largimit të Samuel Nikajt. Në krye të pankinës matjane është vendosur Klevis Dalipi, një emër i njohur në botën e sportit në vendin tonë, pasi ka qenë trajner i disa ekipeve duke nisur nga Partizani, Lushnja, Korabi, Luftëtari etj. Dalipi ka nisur menjëherë punën këtë të martë duke stërvitur ekipin matjan që do të përballet nesër në Peshkopi me ekipin Korabin. Në një intervistë të dhënë për Mat Televizion, trajneri Klevis Dalipi tha se e ka pritur më shumë kënaqësi ftesën e Klubit të Futbollit “Burreli” për të drejtuar skuadrën matjane. Ai u shpreh se është kohë e shpejtë për të folur për gjendjen aktuale të ekipit, pasi nesër do të jetë një përballje e vështirë ndaj Korabit të Dibrës, por shpreson që ta nisë me këmbë të mbarë. Dhjetë skuadra do të luajnë nesër përballe njëra – tjetrës. Kukësi pret në shtëpi Kastriotin, Korabi pret Burrelin, Bylis pret Besën, Besëlidhja pret Sopotin dhe Pogradeci pret Orikun.