Rezultatet e dobëta në 7 javë, largohet trajneri Samuel Nikaj

Rezultatet e dobëta në 7 javë, largohet trajneri Samuel Nikaj

Pas rezultateve të dobëta në 7 javët e para të këtij kampionati ku kulmoi me humbjen e së shtunës ndaj ekipit të Kukësit në stradiumin “Liri Ballabani”, ka ardhur përgjegjësia e parë. Burime bëjnë me dije se është kreu i pankinës matjane Samuel Nikaj i cili ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës si një shenjë përgjegjësie ndaj rezultateve të deritanishme. Mësohet se dorëheqja i është komunikuar drejtuesve të klubit dhe teknik të cilët e kanë pranuar. Në 7 javët e para të këtij kampionati skuadra e Burrelit arriti të fitonte vetëm njëherë ndaj Orikut, ndërsa barazoi në 3 ndeshje dhe humbi tre të tjera. Kjo nisje e sezonit nuk ka qenë në objektivat e skuadrës të cilët synonin ngjitjen në vendet e para të kategorisë. Kujtojm se Nikaj e rimori skuadrën e Burrelit në drejtim vitin e kaluar, teksa ju besua edhe ky sezon. Por edhe më parë shkodrani Nikaj e ka drejtuar skuadrën matjane teksa në vitet 2020-21 dhe 2022 tentoi ta ngjiste në superligë, por nuk ja doli. Tashmë drejtuesit e klubit të Futbollit “Burreli” duhet të mendojnë për zëvendësuesin e Nikajt në mënyrë që skuadra të rimarrë veten për pjesën në vazhdim të kampionatit.