Futboll / Nesër, Burreli vs Kukësi. Nikaj: do të bëjmë maksimumin për tri pikë të plota

Futboll / Nesër, Burreli vs Kukësi. Nikaj: do të bëjmë maksimumin për tri pikë të plota

Të shtunën e 24 tetorit do të luhen 4 nga 6 ndeshjet e javës së shtatë të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Matjanët presin në këtë përballje ekipin e Kukësit i cili aktualisht mban vendin e 6 në kuotën e 9 pikëve. Ndërkohë, matjanët qëndrojnë në vendin e 10 me vetëm 6 pikë të siguruara në 6 ndeshje të luajtura. Skuadra e Burrelit zhvilloi këtë të premte seancën e fundit stërvitore ku stafi teknik dha udhëzimet e nevojshme për ekipin. Trajneri Samuel Nikaj tha se rezultatet e deritanishme nuk janë të kënaqshme, duke pranuar se duhej të ishte bërë më shumë. Megjithatë, Nikaj shtoi se kampionati është përpara dhe se objektivi për të qenë ndër ekipet e para është i arritshëm, duke nisur me ndeshjen e nesërme me Kukësin. Dy nga ndeshjet janë luajtur këtë të premte Bylis – Pogfradeci e Flamurtari – Besëlidhja. Ndërsa ndeshjet e së shtunës do të jenë burreli – Kukësi, Besa – Korabi, Kastrioti – Iliria dhe Sopoti – Oriku.