Vendosja nën arrest shtëpijak të liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha po komentohet gjerë në opinionin publik. Qytetarët e Peshkiopisë të cilët u prononcuan për mikrofonin tonë, kanë mendime të ndryshme në lidhje me të ardhmen e Berishës. Disa prej tyre shprehen se ai duhet ta lërë politikën dhe të merret me problemet e veta personale. Po ka të tjerë që mendojnë se ish kryeministri po akuzohet politikisht. Megjithatë, të gjithë qytetarët janë të një mendjeje, që politikanët papërjashtim mendojnë më shumë për veten e tyre sesa për popullin.
Të shtunën e 30 Dhjetorit, gjykata kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit vendosi që ish kryeministri Sali Berisha të hetohej nën arrest shtëpie.