Për të patur një sezon sa më të mbarë turistik qeveria ka vendosur të investojë në sigurinë e turistëve, për tju krijuar atyre komoditet gjatë qëndrimit në vendin tonë. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se në të gjitha pikat ku zhvillohet turizmi malor do të ketë qendra ambulatore, ndërsa aty ku fluksi do të jetë më i lartë, do të vendoset qendër ambulatore me infermier dhe mjek. Shehu shtoi se në Radomirë, ku ka patur më shumë turistë vitin e kaluar, shërbimi shëndetësor do të jetë 24 orësh. Ndërsa në Njësitë e tjera si në Lurë, apo përgjatë bregut të lumit Drin i Zi, nuk do të ketë qendra ambulatore për shkak se në të gjithë luginën janë ambulancat e fshatrave.
Hapja e këtyre qendrave ambulatore do të bëhet menjëherë me nisjen e sezonit turistik të parashikuar nga Bashkitë e Qarkut Dibër.