Kryeministri Edi Rama, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste, bëri pasditen e së hënës ndalesën e radhës në Qarkun Dibër, në kuadër të procesit të rienergjirimit të forcës më të madhe politike në vend. Nga Dibra, Rama ironizoi opozitën duke u shprehur se ata kanë shkuar në parlament me votën e qytetarëve dhe e marrin peng parlamentin për interesat e tyre.
Sa i përket anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste, kreu i qeverisë e cilësoi Dibrën si organizatën më të shëndetshme të mazhorancës në vend.
Spas analistëve, këto takime kanë në fokus jo vetëm anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, por edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.