Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike dhe koalicionet në KZAZ 16 për këshillin e ri bashkiak për Bashkinë e Matit. Grupet e numërimit arritën ta finalizonin procesin rreth orës 15:00 të ditës së sotme. Ndërkohë, këshillin do ta dominojë Partia Socialiste e cila rrëmbeu 9 mandate. Në faqen zyrtare të komisionit Qëndror të Zgjedhjeve janë këto rezultate: Koalicioni “Bashkë Fitojmë” 2 mandate, Partia Socialiste e Shqipërisë 9 mandate, Partia Agrare Ambjentaliste 1 mandat, Partia Demokracia Sociale 1 mandat, Partia Socialdemkrate 3 mandate, Partia Demokratike 2 mandate, Fryma e Re Demokratike 1 mandat, Aleanca Arbnore Kombëtare 1 mandat dhe Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 1 mandat.

Këshilli i Bashkisë së Matit përbëhet nga 21 këshilltarë të cilët do të marrin detyrën me kostituimin e këshillit për mandatin 2023 – 2027.

Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor numër 16 në Mat, tashmë po përbyll dokumentacionit e të gjithë procesit e më pas materialet do të transferohen në Tiranë.