RRUGËN E ARBRIT

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje një ngjarje e rëndë është shënuar në rrugën e Arbrit. Në afërsi të tunelit të Murrizit, rreth orës 02:05, është vetëvarur në një pemë, shtetasi V. C., 39- vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Bëhet me dije se ai është një shtetas turk që punonte për llogari të firmës së punimeve në rrugën e Arbrit. Ato që kanë pikasur të parët aktin e flijues kanë qenë kolegët e tij, që menjëherë kanë njoftuar policinë e shtetit. Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Viktima është dërguar në morgun e Tiranës dhe pritet që mjekësia ligjore dhe grupi hetimor të tregojnë për rrethanat dhe shkakun që çoi shtetasin turk të ndërmerrte këtë akt vetëflijues.

Ndërkohë, as firma e punimeve të rrugës së Arbrit, nuk ka dalë ende me një prononcim zyrtar për humbjen e jetës së punonjësit të saj, në pritje të ekspertizës mjekoligjore dhe grupit hetimor për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur.