Ky është 76 vjeçari Qemal Osmani nga fshati Kujtim i Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit. Edhe pse është pensionist, Qemali thotë se është marrë me bujqësi ku ka 2.6 hektar vreshtë rrushi si dhe tre hektarë tokë tjetër bujqësore. Por 76 vjeçari ka një zhgënjim nga mbështetja në bujqësi. Ai thotë se vitin e kaluar nuk mori asnjë subvencion për të përfituar naftën falas, ndonëse kishte depozituar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Nisur nga kjo, Qemal Osmani shprehet se këtë vit nuk aplikoi, pasi mendon që do të bëhej si vitin e kaluar ku nafta u dha me rend alfabetik deri kur mbaruan fondet. Nga ana tjetër, 76 vjeçari shprehet se tashmë nuk e ka punuar tokën pasi nuk ka as fuqi punëtore.

Këtë vit kanë aplikuar qindra fermer nga Matit të cilët shpresojnë se do të marrin subvencionet në sektorët e bujqësisë siç i ka parashikuar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.