Nxënësit ekselent në shkollat e qytetit të Burrelit, patën mundësinë këtë të shtunë të njiheshin me etapat kryesore të kërkimit shkencor në të gjitha fushat e jetës. Akademikja e mirënjohur Laura Loli me një eksperiencë pune si lektore universiteti, akademike dhe profesioniste në fushën e shëndetit mendor, e dekoruar me gradën Doktore në shëndetësi në Mbreterine e Bashkuar, doktore në shëndet mendor global dhe kërkim shkencor në kanada, psikoterapiste ndau eksperiencat e saj nga përtej oqeanit, me nxënësit dhe të pranishmit e tjerë. Akademikja Laura Loli ka qenë pjesë aktive edhe në Mat në fushën e Arsimit, nëpërmjet bashkëpunimit që ka patur me mësuesen e fizikës në shkollën “31 Korriku” të qytetit të Burrelit, Zenepe Dedja. Për kontributin në komunitetin matjan, me dëshirën për të bërë një ndryshim në arsim tërësisht vullnetar, Bashkia Mat i dha titullin “Mirenjohja e Qytetit”, akademikes Laura Loli. Titullin e dorëzoi zv/kryetarja e Bashkisë Mat, Flutura Biba.

  Seminari më pas u zhvillua në formë bashkëbisedimi ku të pranishmit patën mundësinë të merrnin përgjigje të pyetjeve të tyre nga ekspertja Laura Loli.