Këto janë turistët gjermanë Mark dhe Tanja, të cilët prej katër muajsh kanë nisur një tur udhëtimi me kamper. Pasi kanë vizituar Italinë e disa nga vendet fqinje të Shqipërisë, turneu i tyre është drejt fundit. Ata kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe pasi kanë kaluar në Dibër, Bulqizë, Klos e Mat, janë ndalur në fshatin Skuraj. Tanja tregon eksperiencat e këtij udhëtimi që më shumë kanë qenë pozitive sesa negative.

“Unë jam me të dashurin tim Mark dhe po udhëtojmë prej 4 muajsh tashmë. Ishim në Sicili Itali, dhe erdhëm me anije në Shqipëri për herë të parë para 3 muajve. Kemi kaluar shumë këndshëm duke ecur me biçikletë, kemi ngjitur male etj. Shijuam shumë bregdetin, ishte shumë i bukur. Pastaj ikim ne Greqi dhe Bullgari. Tani u futëm nga Maqedonia për të parë malet shqiptare para se të kthehemi për në Gjermani. Jam ndjerë pak e pasigurtë kur udhëtojmë me makinë sepse kam pasur raste kur parakalimet që më janë bërë kanë qenë të rrezikshme.  Këtu duhet të jesh tepër vigjilente me shoferët e tjerë. Ne ecim me furgonin tonë kamper. Kishte raste ku duhej nje kohë e gjatë për të gjetur një vend të sigurtë. Kur dola për vrap një mbasdite po me ndiqte një person me motorr. Sa më shumë afrohej aq më shumë ngadalësohej derisa u ndal plotësisht. U tremba por personi me dha disa portokalle, kështu që u ndjeva e relaksuar. Ndihem shumë e sigurtë këtu”.

Megjithëse është e kënaqur nga natyra shqiptare, Tanja ka një këshillë për autoritetet.

“Kjo ura prapa meje duhet patjetër të rregullohet. Ka raste kur ndihem e pasigurt kur kaloj disa ura. Por përderisa kalojnë kamionë atëherë mendoj se për mua është në rregull. Dua të falenderoj shqiptarët që kanë ruajtur këtë natyrë. Është vërtetë mbresëlënëse dhe me pëlqen shumë.