Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për 2 të arrestuarit për vrasjen e Pashko Ujkës.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë, për autorët e dyshuar për atentatin ndaj ish-deputetit.

Kristian Kelmendi dhe Marjan Kola kanë mohuar se kanë qenë autor të vrasjes së ish-deputetit dhe njëherësh ish-kryetarit të komunës së Velipojës.

Dy të rinjtë dhe avokatët mbrojtës të tyre thanë se në ditën kur ka ndodhru vrasja Kelmendi djhe Kola kanë qenë në Kosovë, në një poligon qitje.

Gjykata ka kërkuar që të administrojë kamerat e sigurisë të poligonit të fjalë, dhe për këtë është dhënë masa e arrestit me afat 30 ditë, deri në administrimin e të gjitha provave.

Babai dhe vëllai i Marjan Kolës pretenduan se ai është arrestuar padrejtësisht, pa asnjë provë dhe pa patur lidhje fare me ngjarjen, pasi sipas tyre ata nuk e njohin viktimën, Pashko Ujka.

Për sa i takon personit kryesor të arrestuar për këtë ngjarje, Kristian Kelmendi, babai i Marjan Kolës pretendon se djali i tij thjesht e ka shok dhe asgjë më shumë. Ata shtojnë se djali i tyre kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në Poligon për qitje dhe kjo mund të vërtetohet lehtë nga kamerat.

Babai: Jam 87 vjec sot. Unë shtetit sot për djalin që ma kanë kap të pafajshëm këtkoj drejtësi. E kam djalin të pafajshëm. Shtëti të marrë masat e sigurta atëherë ta kapi djalin. Jo ta kapi kot. Jam shumë i dëshpëruar. Jam familje dëshmori. Tashti, si ka mundësi kjo punë me e kap pa asnjë provë me ma mbajt brenda. Djali ka qenë në Kosovë.

Me 28 ka shkuar në Kosovë, në 29 ka qenë në Kosovë. Janë kamerat. Kur ka ndodhur ngjajrja në 29, ai ka qenë në Kosovë. Mund të kenë qenë shokë me të arrestuarin tjetër. As e kam njoft as kemi pas marrëdhënie kurrë me viktimën. Sot me ma kap djalin pa faj, ccfarë me i thëenë kësaj pune. Unë jam shumë i dëshpëruar. Ka shkuar për qejf në Kosovë me ble do tesha. Janë arrestuar kur janë kthyer. Me 29 ka kenë në Kosovë kur ka ndodh ngjarja. Nuk ka lidhje me atë punë. Dua drejtësi. Ka shkuar një ditë para bile.

Vëllai: Është Poligoni me kamera. Me orare. Kur ka hyrë im vëlla në Poligon. I kemi kamerat, i ka sekuestruar shteti shqiptar. Dje kam qenë në Kosove dhe kam bërë kërkesë me u blloku kamerat. Vëllai im është arrestuar në 11:30 paradite në datë 30 nëntor. I ka dispozicion policia, prokuroria kamerart. Jena komplet të zhgënjyer prej qeverisë. Unë dua vetëm drejtësi. Nuk dua gjë tjetër. Nuk dua gjë për hatër. Jemi famlije dëshmorësh. Duam me ndjek drejtësinë.