Ura e Karicës, pritet përfundimi i afatit të ankimit për të nisur punimet

Ura e Karicës, pritet përfundimi i afatit të ankimit për të nisur punimet

Vepra e artit e quajtur “Ura e Karicës”, që është pjesë e rrugës nacionale Skuraj – Burrel, po kthehet në një legjendë për shkak se prej vitesh është përfolur për ndërtimin e një ure të re por që deri tani në terren nuk ka nisur asnjë lloj punimi. Pak javë më parë, u deklaruar se për këtë urë ishte shpallur kompania fituese e zbatimit të projektit për ndërtimin e re nga që financohet nga buxheti i bankës botërore huazuar nga Qerveria Shqiptare për rehabilimin dhe ndërtimin e 27 urave në të gjithë vendin. Por kjo ishte vetëm faza e parë pasi mesa duket ka patur kompani që kanë dorëzuar ofertën e tyre dhe pas fazës së parë kanë ankimuar vendimin e KVO për fituesin e zbatimit të projektit. Pikërisht, kjo dyshohet se ka çuar në shtyrjen me afro një muaj të shpalljes së fituesit përfundimtar i cili do të bëjë edhe zbatimin e projektit për ndërtimin e urës së re. Burime për Mat Televizion thanë se ky proces është në hapat e fundit dhe se shumë shpejt pritet të ketë fitues zyrtarë i cili do të nisë menjëherë punën për ndërtimin e urës së re e cila do të jetë ngjitur me urën ekzistuese, pa u prishur kjo e fundit.