Vlora Përballet Sërish me Ndërprerje Uji, Shkak Avaria në Rrjet

Vlora Përballet Sërish me Ndërprerje Uji, Shkak Avaria në Rrjet

Qytetarët e Vlorës përballen sërish me probleme të furnizimit me ujë. Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar se, për shkak të një avarie të rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë, në lagjen “10 Korriku”, është bërë i nevojshëm stakimi i detyruar i stacioneve të ujësjellësit.

Si pasojë, do të ndërpritet furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës deri në riparimin e plotë të avarisë.

Ekipet e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë janë angazhuar maksimalisht për zgjidhjen e problematikës në kohën më të shkurtër të mundshme, me qëllim rikthimin normal të shërbimit.