Përplasen dy automjete tek ura që lidh dy lagjet e Bulqizës, tre persona në spital

Përplasen dy automjete tek ura që lidh dy lagjet e Bulqizës, tre persona në spital

Dy automjete janë përplasur mëngjesin e kësaj të enjteje në afërsi të urës që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës. Dyshohet se njëri nga automjetet lëvizte nga lagjja e vjetër e qytetit duke hyrë në rrugën e Arbrit, ndërsa makina tjetër vinte nga Qafa e Buallit. Për pasojë njëra nga makinat ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, ndërsa tjetra ka mbetur në rrugën e Arbrit. Nga përplasja dyshohet se kanë mbetur të plagosur tre persona të cilët janë dërguar në spitalin e Bulqizës. Bluzat e bardha bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e vërteta të shkaqeve të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet të ketë ardhur nga lagështia në rrugë.